image Burri nga Drenasi rrah familjarët, policia i gjen armë

Siguri

Burri nga Drenasi rrah familjarët, policia i gjen armë

news image

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Drenas pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Policia ka njoftuar për media se i dyshuari ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjithashtu policia gjatë kontrollit në shtëpinë e tij ka gjetur dhe konfiskuar një armë-pistoletë me një karikator me 10 fishek.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:57 në Drenas.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./GazetaSinjali/