image Burri nga Deçani rrah gruan dhe vajzën

Siguri

Burri nga Deçani rrah gruan dhe vajzën

news image

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”, shkruan Gazeta Sinjali.

I dyshuari në gjendje të dehur dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij, me ç’rast njëra nga viktimat nga lëndimet e marra ka pranuar tretman mjekësor.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në mbrëmjen e së mërkurës.

Ndërkaq, sipas policisë me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./GazetaSinjali/