Gjatë pasdites së djeshme Policia e Kosovës ka vënë nën pranga një person në Skënderaj, si i dyshuar për veprën penale “sulm seksual”.
Sipas Policisë, i arrestuari dyshohet se e ka sulmuar seksualisht një të mitur, shkruan Gazeta Sinjali.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, me vendim të prokurorit.