Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmë pas mesnate në Mamushë, ku një burrë ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tyre të mitur.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se gjithçka ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes çiftit, e më pas situata ka eskaluar në dhunë fizike.
Sinjali mëson se gruaja dhe vajza e mitur fillimisht janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare e më pas në Emergjencën e Spitalit në Prizren për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka sugjeruar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt, pasi që viktimat kanë deklaruar se nuk ndihen të rrezikuara nga i dyshuari.