image Burri në Han të Elezit ndez zjarr t’i djegë mbeturinat, flakët ia përfshijnë shtëpinë

Siguri

Burri në Han të Elezit ndez zjarr t’i djegë mbeturinat, flakët ia përfshijnë shtëpinë

news image

Në fshatin Pladenicë të Komunës së Hanit të Elezit, dje rreth orës 15:00, një person ka njoftuar policinë se shtëpia e tij ishte e përfshirë në flakë zjarri, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali, të cilët ishin në afërsi të ngjarjes kanë thënë se deri tek incidenti dyshohet se ka ardhur si rezultat se i dëmtuari gjersa ishte duke e pastruar oborrin e tij, i kishte ndezur disa mbetje të oborrit, të cilat kishin hyrë deri në brendësi të shtëpisë.

Nga ajo që ka mësuar Sinjali, i dëmtuari ishte njoftuar nga djali i tij se shtëpia e tij, e pabanuar, kishte marrë flakë. /GazetaSinjali/