Një rast i dhunës në familje është denoncuar të mërkurën rreth orës 20:00 në qytetin e Gjilanit, ku një grua ka raportuar në Polici se bashkëshorti i saj e ka kërcënuar përmes telefonit, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se gruaja ka deklaruar në Polici se bashkëshorti i saj, me të cilin ka tre fëmijë, kishte qenë në burg për 3 vite dhe ishte liruar 3 javë më parë.
Viktima ka thënë së bashkëshorti i saj e kishte thirrur duke e fyer dhe kërcënuar, pasi që sipas saj, ajo nuk dëshiron të bashkëjetojë më me të.
Sipas Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit, ky është rasti i vetëm i denoncuar për dhunë në familje në 24 orët e fundit.