Një person është arrestuar mbrëmë në rrugën ‘Ali Pashë Gucia’, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjntë ditur se i dyshuari, nën ndikim të alkoolit, pas një mosmarrëveshjeje me bashkëshorten e tij, e ka goditur atë me shuplakë në fytyrë dhe në dorë.
Sinjali mëson se si pasojë e sulmit fizik, gruaja ka pranuar tretman mjekësor.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe hetuesi primar i dhunës në familje dhe prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në qendrën e mbajtjes.