Një person ka raportuar në Polici se bashkëshorten e ka gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tyre në Gjilan, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia ka bërë të ditur se njësia relevante ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës.
Ndërkohë, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur dje rreth orës 03:15 në Gjilan.
Rasti në Polici është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë” dhe sipas tyre është ende në procedura hetimore./GazetaSinjali/