Një person është arrestuar dje rreth orës 13:30, në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, raporton Gazeta Sinjali.
Policia e Kosovës bën të ditur se pasi viktima ka lajmëruar rastin, policia po vazhdon hetimet.
“Viktima femër ka informuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull ka kryer marrëdhënie me të, pa dëshirën e saj. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.