image Burrë e grua sulmojnë një person në Pejë, ia thyejnë edhe xhamin e lokalit

Siguri

Burrë e grua sulmojnë një person në Pejë, ia thyejnë edhe xhamin e lokalit

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili së bashku me bashkëshorten e tij pas një mosmarrëveshje kishin sulmuar fizikisht një burrë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, e dyshuara me një mjet ia kishte thyer xhamat e lokalit viktimës dhe parafangon e automjetit duke i shkaktuar dëme materiale.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur dje rreth orës 09:00, në rrugën “Konferenca e Bujanit” në qytetin e Pejës.

Ndërkaq, rasti në Polici është cilësuar si “Kanosje/asgjësim apo dëmtim i pronës”./GazetaSinjali/