image Burnley promovohet në Premier League, Aro Muric 'rekordmen' me më së paku gola të pësuara

Futboll

Burnley promovohet në Premier League, Aro Muric ‘rekordmen’ me më së paku gola të pësuara

news image

Skuadra e Burnleyt do të rikthehet në Premier League për sezonin e ardhshëm 2022-23.

Pas një sezoni të jashtëzakonshëm në Championship, Burnley ka siguruar promovimin përkundër se janë edhe 7 xhiro për t’u zhvilluar deri në fund, raporton Sinjali Sport.

Ish-mbrojtësi i Manchester Cityt, Vincent Kompany në rolin e parë drejtues si menaxher, ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme në rolin e ri, duke dominuar skuadrat në divizionin e dytë të Anglisë

Në 39 ndeshje të zhvilluara, Burnley ka arritur 25 fitore, 12 barazime e vetëm 2 humbje, duke mbledhur në total 87 pikë, së paku 11 më shumë se përcjellësi i dytë, Sheffield United me 76 pikë.

Meritor në këtë triumf të Burnleyt është padyshim edhe portieri që mbron ngjyrat e Kosovës, Aro Muric.

Gardiani kosovar është paraqitur në 37 nga këto 39 ndeshje të zhvilluara deri më tani dhe ka rekordin për më së paku gola të pësuara në kampionat, vetëm 29 të pësuara (30 në total).

24-vjeçari ka realizuar 80 pritje si dhe ka pritur një penallti gjatë këtij rrugëtimi.

Kësisoj, Muricin do ta shohim në Premier League nga edicioni i ardhshëm.

/GazetaSinjaliSport/