Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA, ka bërë sot një gabim trashanik gjatë tërheqjes së shortit. Shorti për 1/16 e finales së Champions League duhej të zhvillohej për herë të dytë, pas disa gabimeve teknike.
Pasi u caktuan çiftet zyrtarisht, Bruno Fernadnes i Manchester United nuk ka kursyer batutat në raport me UEFA.
“Në çfarë ore mbahet raundi i tretë i shortit”, ka shkruar Bruno Fernandes në Twitter.
What time is the 3rd round of the draw? ???????? https://t.co/7vigGbYMKF
— Bruno Fernandes (@B_Fernandes8) December 13, 2021
Manchester United në raundin e parë tërhiqej kundër PSG, kurse në raundin e dytë dhe zyrtarisht tashmë do të ketë përballë Atletico Madrid. /Gazeta Sinjali Sporti/