image Broja u deklarua pas barazimit me Cityn: Morëm një rezultat të mirë

Futboll

Broja u deklarua pas barazimit me Cityn: Morëm një rezultat të mirë

news image

Pas 12 fitoreve radhazi në Premier League, Manchester City u ndal në një barazim 1-1 përballë Southampton.

Armando Broja shënoi kundër skuadrës së Guardiolës, por nuk festoi dot realizimin, pasi goli u anulua nga VAR. Sulmuesi e konsideroi një rezultat të mirë dhe komplimentoi shokët e skuadrës, për Sky Sports UK.

“Është shumë bukur, sepse kemi tifozët pas nesh të cilët na motivojnë. Kur qëndrojmë së bashku si skuadër, ne mund të bëjmë shumë. Lojtarët qëndruan bashkë dhe të fortë dhe morëm një rezultat të mirë. Kështu që jemi shumë të lumtur”, – deklaroi Broja.

 /Gazeta Sinjali Sporti/