image Salzburgu e ndal Bayernin me barazim, çerekfinalisti vendoset në Gjermani

Futboll

Salzburgu e ndal Bayernin me barazim, çerekfinalisti vendoset në Gjermani

news image

Bayern Munich e nisi kampanjën e eliminimeve në Champions League në udhëtim ndaj Salzburgut, raporton Sinjali Sport.

Klubi austriak priti atë gjerman në “Red Bull Arena”, përballje e vlefshme për raundin e 1/8-ës.

Ky ballafaqim përfundoi pa fitues me rezultat të barabartë 1-1, duke u ndarë në paqe dhe duke e lënë fatin e fitues për duelin kthyes.

Adamu në minutën e 21-të shënoi për vendasit, kurse Coman në minutën e 90-të e barazoi rezultatin pas shumë tentimeve.

Ndeshja kthyese zhvillohet në “Allianz Arena” me 8 mars.

/Gazeta Sinjali Sporti/