image Drita - Llapi & Ulpiana - Malisheva përfundojnë me rezultate identike, pa fitues në dy ndeshjet

Futboll

Drita – Llapi & Ulpiana – Malisheva përfundojnë me rezultate identike, pa fitues në dy ndeshjet

news image

Superliga e Kosovës zhvillon xhiron e 20-të këtë fundjavë, shkruan Sinjali Sport.

Sot (e shtune) u zhvilluan dy ndeshje: Drita – Llapi dhe Ulpiana – Malisheva.

Vëmendja ishte në Gjilan, ku skuadra e Dritës e barazoi me atë të Llapit në stadiumin “Selami Osmani”, me rezultat 1-1.

Valmir Veliu hapi ndeshjen me golin e bukur në minutën e 50-të, kurse Aridan Cuculi nga pika e bardhë barazoi rezultatin në minutën e 77-të.

Drita rrëmbeu kreun e tabelës javën e kaluar, kurse ky barazim mund ta largojë nga pozita e liderit, pasi t’i përfundojnë ndeshjet përcjellësit e parë Ballkani dhe Gjilani.

Intelektualët kanë grumbulluar 38 pikë si e para, kurse Llapi me 33 pikë gjendet në vendin e katërt.

Përpos derbit në Gjilan edhe dueli që zhvillohet në Lipjan ishte interesant, për luftën për mbijetesë.

Ky ballafaqim poashtu përfundoi pa fitues e me rezultat të njëjtë 1-1, duke u mbyllur me dy skuadrat me nga një pikë.

Marclei Santos e realizoi golin e epërsisë nga penaltia në minutën e 20-të, Santos më vonë në minutën e 41-të humbi 11-metërshin e dytë që e kishte.

Dy minuta më vonë ligji i pashkruar i futbollit ndodhi, ku pas humbjes së penaltisë, mysafirët barazuan rezultatin me supergolin e Xhevdet Shabanit, që e realizoi të parin me fanellën e rriqrave.

Vendasit ngritët në pozitën e tetë me 19 pikë, kurse mysafirët me 23 pikë mbesin në pozitën e shtatë. /Gazeta Sinjali Sporti/