image Atletico Madrid e Manchester United ndahen baras, çerekfinalisti vendohet në Old Trafford

Futboll

Atletico Madrid e Manchester United ndahen baras, çerekfinalisti vendohet në Old Trafford

news image

Kryendeshja e mbrëmjes në futbollin evropian ishte ajo në mes Atletico Madrid dhe Manchester United, shkruan Sinjali Sport.

Dueli i dy gjigantëve evropian u zhvillua në “Wanda Metropolitano”, në Madrid ishte edhe e gjithë vëmendja e futbolldashësve.

Ky ballafaqim përfundoi pa fitues me rezultat të barabartë 1-1.

Joao Felix në minutën e shtatë e realizoi golin e epërsisë te vendasit, kurse Anthony Elanga e barazoi rezultatin në minutën e 80-të.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas tri javësh në stadiumin “Old Trafford”, ku edhe përcaktohet çerekfinalisti. /GazetaSinjaliSporti/