image Broja me Southamptonin ndalin me barazim kampionin në fuqi, Manchester Cityn

Futboll

Broja me Southamptonin ndalin me barazim kampionin në fuqi, Manchester Cityn

news image

Manchester City është ndalur nga Southamptoni në kuadër të xhiros së 23-të në Premier League.

Takimi mes Southamptonit dhe Manchester Cityt përfundoi pa fitues me rezultat 1-1, raporton Sinjali Sport.

Kyle Walker Peters e realizoi golin për vendasit, kurse Aymeric Laporte për mysafirët.

Ky barazim më së shumti i konvenoi Liverpoolit, që do tentojë t’i afrohet Citizens që mbajnë kreun me 57 pikë.

Southamptoni me këtë pikë të fituar mbetet në vendin e 12-të me 25 pikë.

Armando Broja luajti tërë takimin duke iu bërë probleme mbrojtësave të City, ku edhe në një rast shënoi gol, por që ishte në pozitë jashtë loje./Gazeta Sinjali Sporti/