Manchester City është ndalur nga Southamptoni në kuadër të xhiros së 23-të në Premier League.
Takimi mes Southamptonit dhe Manchester Cityt përfundoi pa fitues me rezultat 1-1, raporton Sinjali Sport.
Kyle Walker Peters e realizoi golin për vendasit, kurse Aymeric Laporte për mysafirët.
Ky barazim më së shumti i konvenoi Liverpoolit, që do tentojë t’i afrohet Citizens që mbajnë kreun me 57 pikë.
Southamptoni me këtë pikë të fituar mbetet në vendin e 12-të me 25 pikë.
Armando Broja luajti tërë takimin duke iu bërë probleme mbrojtësave të City, ku edhe në një rast shënoi gol, por që ishte në pozitë jashtë loje./Gazeta Sinjali Sporti/