image Brnabiq për dialogun: Vetëm kur të zbatohen marrëveshjet e arritura, mund të flasim për gjëra të tjera

Politikë

Brnabiq për dialogun: Vetëm kur të zbatohen marrëveshjet e arritura, mund të flasim për gjëra të tjera

news image

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë se nuk ka pritshmëri sa i përket dialogut me Kosovë që pritet të vazhdojë më 11 maj.

Ajo ka thënë se Serbia kërkon implementimin e marrëveshjes për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Vetëm atëherë kur të implementohen ato për të cilat jemi pajtuar, ne mund të diskutojmë për gjëra të tjera”, ka thënë ajo për TV Pink, përcjell Gazeta Sinjali.

Ajo shtoi se Serbia pret me padurim vazhdimin e dialogut me Kosovën./Gazeta Sinjali/