image Borrell: Takimi Kurti-Vuçiq më 11 maj

Politikë

Borrell: Takimi Kurti-Vuçiq më 11 maj

news image

Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, ka konfirmuar se takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të mbahet më 11 maj në Bruksel.

Këtë gjë Borrell e ka konfirmuar pas takimit që ka pasur me presidentin serb Vuçiq.

Temë diskutimi e këtij takimi ka qenë vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë./Gazeta Sinjali/