image Britania: Sulmi në spital i neveritshëm, do të kërkojmë llogari nga Putini

Botë

Britania: Sulmi në spital i neveritshëm, do të kërkojmë llogari nga Putini

news image

Në përgjigje për sulmin e raportuar në një spital të fëmijëve dhe maternitet në Mariupol, kryeministri britanik Boris Johnson tha se “ka pak gjëra më të çoroditura sesa të synosh të pambrojturit“.

Johnson thotë se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të kërkojë llogari nga Putini “për krimet e tij të tmerrshme“.

Ndërsa Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss thotë se sulmi në një maternitet në qytetin e Mariupol është “absolutisht i neveritshëm“.

Truss thotë se mënyra më e mirë për të ndihmuar në mbrojtjen e qiejve është përmes armatimit anti-ajror, të cilat Britania e Madhe dhe aleatët e saj po ofrojnë, shkruan BBC.

Ne nuk duhet të pushojmë derisa Putini të dështojë në Ukrainë dhe të rivendoset sovraniteti i vendit”, thotë ajo.

/GazetaSinjali/