Rusia është frenuar nga një pushtim i mundshëm i Ukrainës, por një gjë e tillë ende mund të ndodhë.
Kështu ka deklaruar sekretari i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe, Ben Wallace, kur është pyetur për deklarimet e inteligjencës amerikane që këtë të martë forcat ruse mund të nisin sulmin, raporton BBC.
“Ka një sërë datash. Nuk mendoj se ai e ka marrë këtë vendim deri tash”, është shprehur Wallace.
“Rusia s’i ka vendosur forcat përreth kufirit vetëm për një ushtrim sa për qejf në një të diel pasdite. Atje ato janë vendosur më së paku për frikësim dhe më se keqi për pushtim”.