image Britani: Protestuesit shkatërrojnë veturat e policisë pas vendimit për karantinë

Evropë

Britani: Protestuesit shkatërrojnë veturat e policisë pas vendimit për karantinë

news image

Pas vendimit të Qeverisë së Britanisë për masën e karantinës në vend, njerëzit kanë gjetur ambiente tjera të kthyera në festa, transmeton Gazeta Sinjali.

Si pasojë e kësaj, Policia Britanike tentoi që me dhunë të shpërndante turmën prej 500 personave.

Pati dy arrestime në këtë ngjarje, kurse shtatë veturave të policisë iu shpërthyen gomat nga qytetarët, pasi që shumë prej tyre u larguan me shpejtësi nga ngjarja.

“Kjo ngjarje ishte e papranueshme dhe një shpërfillje e qartë, jo vetëm kufizimet për COVID-19 dhe sigurinë e të tjerëve, por edhe sigurinë e të pranishmëve pasi pamë shembuj serioz gjatë periudhës së verës të rreziqeve të paraqitur duke marrë pjesë në ngjarje të tilla “, deklaroi shefi i policisë, Rob Potts. /Gazeta Sinjali/