Manchester City po përballet me Brightonin në udhëtim në kuadër të javës së 37-të në Premierligë, shkruan Sinjali Sport.
Dan Burn realizoi golin e përmbysjes për vendasit duke e bërë 3-2 rezultatin dhe duke i ngritur në këmbë gjithë shikuesit e pranishëm.
#PremierLeague | ¡Gol de Brighton, Dan Burn!
— En el VAR (@EnElVar) May 18, 2021
Brighton 3 – 2 Manchester City pic.twitter.com/DJRRHKd3Ae
Brightoni e barazoi takimin në 2-2, pas golit me kokë nga Adam Webster (72’).
Skuadra e Guardiolës kaloi në epërsi në minutën e tretë, me golin e golashënuesit më të mirë të tyre në këtë sezon të Premierligës, Ilkay Gundogan.
Më pas në minutën e dhjetë Joao Cancelo u ndëshkua me karton të kuq, mirëpo mysafirët nuk e kishin problem të shënojnë edhe golin e dytë, me anë të talentit Phil Foden (48’).
Dy minuta më vonë (50’) belgu Leandro Trossard ngushtoi epërsinë në 2-1.
Ky ballafaqim është duke u zhvilluar në stadiumin “Amex” me 10 mijë shikues.