image Brightoni në mënyrë sensacionale e mposht kampionin e Premierligës

Futboll

Brightoni në mënyrë sensacionale e mposht kampionin e Premierligës

news image

Brightoni ishte nikoqir i kampionit të këtij sezoni Manchester Cityt, në kuadër të javës së 37-të në Premierligë, shkruan Sinjali Sport.

Vendasit fituan me përmbysje 3-2, në mënyrë spektakolare, duke e rikthyer rezultatin nga 0-2 në 3-2.

Skuadra e Guardiolës kaloi në epërsi në minutën e tretë, me golin e golashënuesit më të mirë të tyre në këtë sezon, Ilkay Gundogan.

Më pas në minutën e dhjetë Joao Cancelo u ndëshkua me karton të kuq, mirëpo mysafirët nuk e kishin problem të shënojnë edhe golin e dytë, me anë të talentit Phil Foden (48’).

Dy minuta më vonë (50’) belgu Leandro Trossard ngushtoi epërsinë në 2-1.

Brightoni e barazoi takimin në 2-2, pas golit me kokë nga Adam Webster (72’)

Dan Burn realizoi golin e përmbysjes për vendasit duke e bërë 3-2 rezultatin dhe duke i ngritur në këmbë gjithë shikuesit e pranishëm.

Kjo fitore e ngrit Brightonin në pozitën e 15-të me 41, ndërsa vendasit mbesin në krye si kampion në fuqi të Premierligës.

Ky ballafaqim u zhvillua në stadiumin “Amex” në praninë e 10 mijë shikuesve. /Gazeta Sinjali Sporti/