image Brentford i bën "dushin e ftoftë" Liverpoolit, 'Reds' njoftohen me humbje

Futboll

Brentford i bën “dushin e ftoftë” Liverpoolit, ‘Reds’ njoftohen me humbje

news image

Brentfordi ka mposhtur Liverpoolin në duelin hapës të xhiros së 18-të në Premier League.

Brentford ka triumfuar me rezultat 3-1 ndaj Liverpoolit, duke ia ndërprerë kështu ecurinë e katër fitoreve radhazi të Të Kuqve.

Sfidën e zhbllokoi qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Ibrahima Konate në minutën e 19-të, i cili e futi topin në rrjetën e gabuar, pas një topi nga një rivënie këndore.

Pak para se të mbyllet pjesa e parë, vendasit realizuan edhe njëherë, kësaj radhe përmes sulmuesit Yoane Wissa, i cili realizoi me kokë në minutën e 42-të, për të shkuar në pushim me avantazhin e dy golave.

Në pjesën e dytë Liverpooli e nisi më furishëm, duke sulmuar vendasit në çdo moment, ku dhe erdhi më pas goli i ngushtimit të rezultatit përmes Alex Oxlade Chamberlain në minutën e 50-të, për 2-1.

Teksa Liverpool po tentonte të barazonte rezultatin, vendasit dolën edhe njëherë në ofanzivë, duke shënuar të tretin me anë të sulmuesin Bryan Mbuembo në minutën e 80-të, duke realizuar të tretin dhe të ‘nokautit’ për skuadrën kundërshtare, për t’u mbyllur rezultati final 3-1.

Brentfordi me këtë fitore në pozitën e 7-të me 26 pikë të mbledhura, duke zgjatur ecurinë tani në gjashtë ndeshje radhazi pa humbje në kompeticion (3 fitore, 3 barazime), kurse Liverpool mbetet në kuotën e 28 pikëve, e ranguar në pozitën e 6-të, duke humbur kështu pas një ecurie paraprake të suksesshme me katër fitore radhazi.

/GazetaSinjaliSport/