Infektologu Valbon Krasniqi, ka thënë se për një javë në Kosovë janë infektuar aq sa janë infektuar për dy muaj e gjysmë.
Krasniqi ka thënë se aktualisht të shtrirë në Infektivë anë rreth 60 persona, 22 prej tyre në oksigjeno-terapi dhe dy të tjerë në intezivë.
‘’Rreth 60 të shtrirë dhe 10 të tjerë që po presin rezultatet sot. Për një javë kemi gjysmën e të i nfektuarve sa e kishim për 2 muaj e gjysmë. Mbi 700 raste vetëm gjatë një jave’’, ka thënë ai.
‘’Kemi 22 raste që janë me oksigjeno-terapi. Tre në kujdesin intenziv dhe vlerësojmë që janë në gjendje kritike. Në total kemi më pak të sëmurë në raport me numrin e të infektuarve.’’, ka thënë Krasniqi në Pressing./ Gazeta Sinjali/