image Mot me vranësira gjatë kësaj jave në Kosovë

Kosovë

Mot me vranësira gjatë kësaj jave në Kosovë

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në vend do të vazhdojë moti me vranësira dhe me intervale me diell së paku deri në fund të kësaj jave.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet -4 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius.

Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike mbeten relativisht të mira, përveç mëngjesit të së premtes ku ekziston rreziku që për shkak të ngricave të dëmtohen disa pemë të cilat ditë më parë kishin lulëzuar”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

/Gazeta Sinjali/