image Nga java tjetër rikthehen temperaturat e ulëta

Kosovë

Nga java tjetër rikthehen temperaturat e ulëta

news image

Nga mesi i javës që po vjen, do të fillojnë të bien temperaturat, madje ka mundësi për reshje shiu ose bore, shkruan Gazeta Sinjali.

Prishtina Weather ka njoftuar për temperaturat që priten ta kaplojnë vendin.

Moti për ditët e ardhshme:

2.01.2021 – Butë dhe mot stabil parashihet të mbajë edhe në ditët e para të javës së parë të vitit 2022.

3.01 – Butë, kryesisht me diell, e pasdite dhe mbrëmje me vransira kalimtare. Orëve të mëngjesit, përgjatë ultësirave mundësi për mjegull.

4.01 – Mbetet mot i butë, me vransira e intervale me diell. Përgjatë ultësirave në mëngjes mundësi për mjegull ose mjegullinë.

5.01 – Butë, paradite pjesërisht vranët, e nga pasdita më shumë kthjellime.

6.01 – Kryesisht me vransira. Pasdite priten reshje shiu, e më vonë në mbrëmjes shndërrohen edhe në reshje bore.

7.01 – Më ftohtë, me vransira dhe intervale me diell. Deri në mbrëmje vransirat shpërndahen.Temperaturat mbeten mbi vlera mesatare deri nga dita e premte. Minimalet luhaten nga 0-4C, e maksimalet arrijnë deri në 12C e 13C, ditën e premte zbresin edhe në 4C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e perëndimi 3-8m/s, e nga dita enjte nga verilindja 3-9m/s.

Shtypja atmosferike në rënie, e në pjesën e dytë të javës shënon rritje të shpejtë mbi vlera normale.

/GazetaSinjali/