image Befason Zelensky: Shtatë avionë luftarakë rusë u rrëzuan brenda një jave

Botë

Befason Zelensky: Shtatë avionë luftarakë rusë u rrëzuan brenda një jave

news image

“Forcat ukrainase kanë rrëzuar shtatë avionë luftarakë rusë brenda një jave.”Kështu u shpreh presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shkruan Sky News.

Në një video të postuar në rrjetin social X, presidenti ukrainas falënderoi forcat ajrore për “precizitetin” e saj në rrëzimin e avionit Su.

“Një nga qëllimet kryesore të shtetit tonë këtë vit është të mbrojë qiellin dhe pozicionet tona të vijës së parë nga sulmet ajrore dhe raketore ruse”, theksoi Zelensky.

/Gazeta Sinjali/