image Brenda 4 ditëve, mbi 2 mijë qytetarë u gjobitën për mosrespektim të masave anti-COVID-19

Siguri

Brenda 4 ditëve, mbi 2 mijë qytetarë u gjobitën për mosrespektim të masave anti-COVID-19

news image

Gjatë 4 ditëve të fundit, Policia e Kosovës ka gjobitur 2 mijë e 352 qytetarë dhe u ka dhënë vërejtje 434 të tjerëve dhe bizneseve për mosrespektim të masave anti-Covid, raporton Gazeta Sinjali.

Më së shumti gjoba të shqiptuara gjatë këtyre ditëve, sipas drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalajt, pati të enjten. Më 10 shtator u shqiptuan gjithsej 638 gjoba, ndërsa u dhanë 107 vërejtje.

“Më datën 10.9.2020 nga ora 07:00 – 19:00 nga policia janë shqiptuar 638 gjoba sipas ligjit të ri anti-COVID dhe janë dhënë 107 vërejtje ndaj qytetarëve e bizneseve. Nga ora 20:00 ka vazhduar aksioni i përbashkët me inspektoratin për të mbikëqyrur respektimin e ligjit dhe zbatimin e vendimit të Qeverisë”, ka thënë Qalaj për Gazetën Sinjali.

“Më datën 09.9.2020 nga ora 07:00 – 19:00 nga policia janë shqiptuar 614 gjoba sipas Ligjit të ri antiCOVID  dhe janë dhënë 141 vërejtje ndaj qytetarëve e bizneseve. Nga ora 20:00 do të vazhdojë aksioni i përbashkët me inspektoratin për të mbikëqyrur respektimin e Ligjit dhe zbatimin e Vendimit të Qeverisë.”

“Më datën 10.9.2020 nga ora 07:00 – 19:00 nga policia janë shqiptuar 638 gjoba sipas ligjit të ri antiCOVID dhe janë dhënë 107 vërejtje ndaj qytetarëve e bizneseve. Nga ora 20:00 ka vazhduar aksioni i përbashkët me inspektoratin për të mbikëqyrur respektimin e ligjit dhe zbatimin e vendimit të Qeverisë.”

“Më datë 11.09.2020 nga ora 07:00 – 19:00 nga policia janë shqiptuar 618 gjoba sipas Ligjit të ri antiCOVID dhe janë dhënë 73 vërejtje ndaj qytetarëve e bizneseve. Nga ora 20:00 ka vazhduar aksioni i përbashkët me inspektoratin për të mbikëqyrur respektimin e Ligjit dhe zbatimin e vendimit të Qeverisë.” 

“Me datën 12.9.2020 nga ora 07:00 – 19:00 nga policia janë shqiptuar 482 gjoba sipas Ligjit të ri anti-covid dhe janë dhënë 113 vërejtje ndaj qytetarëve e bizneseve. Nga ora 20:00 ka vazhduar aksioni i përbashkët me inspektoratin për të mbikëqyrur respektimin e Ligjit dhe zbatimin e vendimit të Qeverisë.”/GazetaSinjali/