Mijëra persona kanë dalë në rrugët e Brazilit këtë të shtunë për të protestuar kundër presidentit, Jair Bolsonaro, transmeton Gazeta Sinjali.
Protestuesit pretendojnë se presidenti nuk ka menaxhuar si duhet me situatën me COVID-19, si dhe nuk ka siguruar vaksina kundër virusit.
Deri tani në Brazil kanë vdekur mbi 500 mijë njerëz nga virusi, duke e bërë kështu vendin e dytë në botë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Reuters.
Qeveria Braziliane është duke u përballur me kritika të ashpra, pasi thuhet se kishin mundësi që të blejnë më herët vaksinat kundër virusit.
Nga kompania e prodhimit të vaksinës Pfizer thuhet se ata i kishin bërë oferta Qeverisë braziliane, por nuk kishin marrë ndonjë përgjigje nga ata nëse janë të interesuar për t’i blerë ato.
Nga zyra për media e Bolsonaros deri tani nuk ka pasur përgjigje për akuzat që u janë bërë.
Në Brazil janë vaksinuar vetëm 11 përqind e popullsisë, kurse me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar vetëm 29 përqind. /Gazeta Sinjali/