Skuadra e Brazilit dhe ajo e Bregut të Fildishtë janë përballur sot.
Ndeshja mes Brazilit dhe Bregut të Fildishtë ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0.
Dueli nisi keq për brazilianët që mbetën me një lojtar më pak në min e 13’ pas përjashtimit me karton të kuq të Douglas Luizit.
Kombëtarja e Bregut të Fildishtë pati iniciativën por nuk arriti të realizoj ndonjë gol, në min e 79’ u ndëshkua me të kuq edhe Eboue Kouassi i Bregut të Fildishtë.
Pas dy ndeshjeve të para Brazili prin në Grupin D të Lojërave Olimpike me katër pikë, aq sa ka edhe Bregu i Fildishtë.
Në ndërkohë në ndeshjet tjera, Franca ka mposhtur Afrikën e Jugut 4-3, Argjentina fitoi ndaj Egjiptit 1-0, ndërsa Hondurasi triumfoi kundër Zelandës së Re 3-2. /Gazeta Sinjali Sporti/