Brazili ka mbyllur 45 minutëshin e parë ndaj Koresë së Jugut në avantazhin e plot 4 golave.
Brazilianët tashmë duket se janë me një ‘këmbë’ në çerekfinale pas një spektakli duke realizuar ‘pokerin’ në pjesën e parë.
Vinicius e zhbllokoi sfidën duke realizuar në minutën e 7-të, kurse gjashtë minuta më vonë Neymar dyfishoi epërsinë pasi u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 13-të.
Richarlison e trefishoi epërsinë pas një super-aksioni nga brazilianët në minutën e 29-të, vetëm për t’u bërë ‘pokeri’ në minutën e 36-të nga Lucas Paqueta.