image Bordi i përkohshëm i KEK-ut paralajmëron punëtorët pas njoftimit të tyre për protestë

Kosovë

Bordi i përkohshëm i KEK-ut paralajmëron punëtorët pas njoftimit të tyre për protestë

news image

Bordi i përkohshëm i KEK-ut, ka njoftuar punëtorët e kësaj koorporate që do të merren hapa ligjor nëse ata cenojnë marrëdhëniet e punës, pasi këta të fundit kanë paralajmëruar protesta.

“Prandaj, të gjithë punëtorët duhet të kenë parasysh se tejkalimet e autorizimeve dhe cenimi i rregullit në marrëdhënien e punës është i ndaluar dhe se për secilën shkelje eventuale te ligjit dhe rregulloreve të brendshme jemi të obliguar të veprojmë konform tyre”, shkruhet në njoftimin e KEK.

Ata gjithashtu kanë theksuar se punëtorët nuk duhet të ndikohen nga grupe të ndryshme të interesit.

“Bordi i përkohshëm dhe menaxhmenti duke i falënderuar punëtoret për punën e tyre të palodhshme edhe në kohë pandemie, kërkon nga ata që të vazhdojnë detyrat e punës konform procedurave dhe të mos bien nën ndikime të grupeve të ngushta të interesit që nuk kane për qëllim interesin e punëtorëve dhe procesin e rregullt të punës”./ Gazeta Sinjali/

Ky është njoftimi i plotë i Bordit:

03 Qershor 2020

Njoftim për të gjithë punëtorët e KEK sh.a.

Të dashur punëtorë,

Bazuar në disa informacione të cilat kanë qarkulluar, një grup prej disa punëtoreve janë duke tentuar që përmes metodave të ndryshme të ushtrojnë presionin e padrejtë ndaj autoritetit të Bordit lidhur me zbatimin e detyrave të tyre fiduciare për implementimin e obligimeve që dalin nga ligji i ndërmarrjeve publike. Bord i përkohshëm dhe menaxhmenti ka diskutuar hapur për të gjitha temat rreth punëtoreve me dy sindikatat SR-KEK dhe SPEK që funksionojnë konform ligjit dhe ka mësuar se të njëjtat nuk kanë kompetencë dhe nuk qëndrojnë prapa organizimeve të tilla që nuk kanë të bëjnë me të drejtat dhe kushtet e punës për punëtorët e KEK-sh.a.

Në këtë drejtim, sikurse Bordi i përkohshëm ashtu edhe menaxhmenti kanë ndarë mendimin e njëjtë me sindikatat legjitime dhe janë pajtuar për avancimin e të drejtave dhe kushteve për punëtorët për çka edhe janë marrë vendime si: tani e tutje do të sigurohet pjesëmarrja e një përfaqësuesi nga sindikatatlegjitime në mbledhjet e Bordit dhe menaxhmentit sa herë që të diskutohen çështjet e punëtorëve, sigurimi i pajisjeve mbrojtëse në punë (ka 4-5 vite nuk janë pajisur me to) procedurat e rimbursimit të sigurimi shëndetësor, menaxhimi i kontesteve gjyqësorë me punëtor sa herë që konsiderohet se ekziston baza ligjore me qëllimtë shkurtimit të kohës në realizimine të drejtave të punëtorëve, të cilat do të kenë ndikim të drejtpërdrejtënë mirëqenien e punëtorëve. Për më tepër, në takimet me sindikatat si Bordi i përkohshëm ashtu edhe menaxhmenti bashkërisht janë zotuar se prioritet i tyre në vazhdimësi do të jetë ngritja dhe mirëqenia e punëtorëve si pjesa më vitale e korporatës.

Sa i përket kompetencave dhe përgjegjësive ligjore, Bordi i përkohshëmnjofton të gjithë punëtorët se nuk do të ndikohen nga ana e veprimeve të tilla. Prandaj, e sheh si obligim t’i njoftoj të gjithë punëtoret e KEK-sh.a. që të mos bien nën ndikimin e organizimeve JO LEGJITIM E nga grupet e ngushta të interesit të cilat mund të kenë ndikim në procesin e punës dhe cenojnë dispozitat ligjore dhe rregulloreve të brendshme të punës. Prandaj, të gjithë punëtorët duhet të kenë parasysh se tejkalimet e autorizimeve dhe cenimi i rregullit në marrëdhënien e punës është i ndaluar dhe se për secilën shkelje eventuale te ligjit dhe rregulloreve të brendshme jemi të obliguar të veprojmë konformtyre.

KEK– Bordi i përkohshëm dhe menaxhmenti duke i falënderuar punëtoret për punën e tyre të palodhshme edhe në kohë pandemie, kërkon nga ata që të vazhdojnë detyrat e punës konform procedurave dhe të mos bien nën ndikime të grupeve të ngushta të interesit që nuk kane për qëllim interesin e punëtorëve dhe procesin e rregullt të punës.

Me respekt,

Bordi i përkohshëm dhe Menaxhmenti,