Mariana, një punëtore e kopshtit zoologjik në qytetin e Kharkivit, ka thënë se dy prej kolegëve të saj janë vrarë nga bombardimet ruse përgjatë përpjekjeve për t’i ushqyer kafshët.
Ajo, në një bisedë me BBC-në, ka thënë se kolegu i saj 48-vjeçar, vozitësi Andrii dhe inxhinieri i ngrohjeve Vadym, 27 vjeç, e kishin të pamundur që të arrijnë në strehën nëntokësore të kopshtit zoologjik kur nisën bombardimet.
Ajo përshkruan se sa surreale janë rreziqet që ajo dhe ekipi i saj po i përjeton gjatë udhëtimit nga qyteti ku jetojnë drejt parkut, në një fshat në veri-lindje të Kharkivit.
“Duket si lojë fëmijësh: sfida e parë është të arrish të autobusi, pastaj të shikosh nga prapa shkurreve, të lëvizësh prapa autobusit dhe pastaj të shohësh nëse ka siguri për t’i dhënë automjetit”, ka thënë ajo.
Në kopshtin zoologjik “Feldman Ecopar” jetojnë të gjitha llojet e kafshëve, duke përfshirë breshkat, papagajtë, kapibarat, kangurët, arinjtë dhe ujqërit.
Aktualisht ka mjaftueshëm ushqim për kafshët, por zinxhiri ushqimor është prishur. Mariana druhet se shumë shpejt nuk do të kenë çfarë të hanë.
“Jeta do të ngadhënjejë”, ka thënë ajo shpresëplotë.