image Bojkotojnë punën disa minatorë në Trepçë, këto janë kërkesat e tyre

Kosovë

Bojkotojnë punën disa minatorë në Trepçë, këto janë kërkesat e tyre

news image

Një grup minatorësh në minierën e Trepçës kanë bojkotuar punën mëngjesin e sotëm. Ata kanë kërkuar që t’u rriten pagat për 10 për qind, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryetari i Sindikatës së Trepçës, Gani Osmani, ka thënë për Gazetën Sinjali, se ky bojkotim është rrjedhojë e pakënaqësive të tyre në raport me pagat.

“Para një jave drejtori u ka aprovuar kërkesën për rritjen e pagës për 10 për qind. Ai u ka thënë që do të ketë edhe sistematizim të vendeve të punës”, ka deklaruar Osmani.

Osmani ka thënë se për këtë çështje do të takohet sot me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuçi. /Gazeta Sinjali/