image Boca Juniors e mposhtë Barcelonën përmes penaltive në Kupën e Maradonës

Futboll

Boca Juniors e mposhtë Barcelonën përmes penaltive në Kupën e Maradonës

news image

Boca Juniors është fituesi i parë i Kupës së Maradonës, për nder të legjendës së ndjerë, Diego Armando Maradona.

Boca e mundi Barcelonën me anë të penalitve për të fituar këtë trofe të veçantë.

90 minuta përfunduan me rezultat të barabartë 1-1, duke shënuar dy skuadrat nga një gol.

Sulmuesi 22-vjeçar, Ferran Jutgla, ka shënuar për 1-0 në minutën e 50’ për Barcelonën, derisa barazoi gjithçka në minutën e 77’, Zeballos.

Fituesi u tregua pas ekzekutimit të penalltive ku më të saktë u treguan Boca, duke triumfuar 4-2. /Gazeta Sinjali Sporti/