image Serbët bllokojnë rrugën për në Rashkë

Siguri

Serbët bllokojnë rrugën për në Rashkë

news image

Rruga magjistrale Prishtinë-Rashkë është bllokuar nga ana e banorëve lokalë në shenjë kundërshtimi për aksionin e Policisë së Kosovës kundër kontrabandës i cili u zhvillua të mërkurën në disa komuna të Kosovës përfshirë atë të Mitrovicës së Veriut.

Radio Evropa e Lirë shkruan se serbët lokalë bllokuan rrugën magjistrale Prishtinë-Rashkë në vendbanimin Rudarë në komunën e Zveçanit.

Sipas raportimeve rreth 200 qytetarë u mblodhën në këtë lokacion dhe aty u vendosën disa kamionë në rrugë në shenjë proteste.

Kamionë të vendosur në magjistralen Prishtinë-Rashkë.

/Gazeta Sinjali/