12 persona janë lënduar si pasojë e një shpërthimi që ndodhi sot në qendrën e lojërave për fëmijë “BlissVille” në rrugën Prishtinë – Ferizaj, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndonëse policia dhe Klinika Emergjente në QKUK e konfirmuan një gjë të tillë, lëndimin e 12 personave po e mohon “BlissVille”.
Sipas tyre nuk ka persona të lënduar ose të vdekur nga ky shpërthim.
“Jo, nuk ka persona të lënduar, nuk ka fëmijë, nuk ka të vdekur. Nuk mundemi me të dhënë raport”, thanë nga kjo qendër për Gazetën Sinjali./Gazeta Sinjali/