Autoritetet në Bjellorusi i kanë urdhëruar bankat që t’i konfiskojnë paratë e mbledhura përmes donacioneve për viktimat e dhunës policore gjatë protestave kundër qeverisë së Lukashenkos, raporton The Guardian, transmeton Gazeta Sinjali.
Këto fonde u transferuan në llogaritë e personave që janë rrahur ose gjobitur pasi morën pjesë në protestat e vazhdueshme kundër regjimit të udhëheqësit autoritar, Aleksander Lukashenko, i cili është akuzuar për manipulim gjatë zgjedhjeve të fundit.
Ndërsa, pas zgjedhjeve presidenciale, rezultatin e të cilave nuk e ka njohur as Bashkimi Evropian për shkak të dyshimeve për mashtrime.
Gjatë këtyre protestave, qindra njerëz pësuan lëndime pas dhunës sistematike të policisë në rrugë dhe në burgje. Mijëra persona u gjobitën dhe për këtë arsye, aktivistët themeluan fonde për t’i përkrahur personat e gjobitur.
Një fond i themeluar nga një bjellorus që jeton në Londër, Andrei Leonchik, i grumbulloi mbi dy milionë euro brenda pak ditësh në muajin gusht.
Shumica e parave erdhën nga qytetarët bjellorusë që ishin të gatshëm të shfaqnin solidaritet.
Kurse, në fillim të kësaj jave, grupi që e menaxhon këtë fond tha se ka pranuar mbi 8 mijë e 700 aplikacione për ndihmë financiare dhe e ka ofruar këtë në mbi 3.300 raste, kur njerëzit janë arrestuar, lënduar apo gjobitur me të holla.
Por, sipas dokumenteve që janë zbuluar, autoritetet i kanë urdhëruar bankat që t’i ngrijnë të gjitha fondet të transferuara nga Leonchiku, si dhe të hapin rast kriminal kundër tij. /Gazeta Sinjali/