Werder Bermen do ta ketë tejet të vështirë që ta mbaj edhe sezonin tjetër yllin kosovar, Milot Rashica.
Mediumi gjerman, Bild sot ka shkruar se trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp është i interesuar për shërbimet e Rashicës, transmeton Gazeta Sinjali.
Kampioni Evropian janë duke e përcjellur rregullisht yllin e Kosovës dhe duket se janë të kënaqur me paraqitjet e tij.
Kosovari po kalon një sezon të mirë, përkundër që Bermen rrezikon rënien nga liga.
Klauzola e lirimit të kosovarit është 38 milionë euro. Për shërbimet e Rashicës të interesuar janë edhe Dortmund.
Skuadra gjermane e sheh kosovarin si zëvendësim të anglezit, Sancho./Gazeta Sinjali/