image Bilbao e eliminon edhe nga Kupa e Mbretit, Barcelonën

Futboll

Bilbao e eliminon edhe nga Kupa e Mbretit, Barcelonën

news image

Barcelona është eliminuar nga Kupa e Mbretit në fazën e 1/8-ës, raporton Sinjali Sport.

Athletic Bilbao e mposhti skuadrën katalunase me rezultat 3-2, pas 120 minutave.

Ndeshja më interesante e kësaj faze u luajt në “San Mames” dhe u nevojiten vazhdimet për ta përcakëtuar fituesin, pasi pas 90 minutave ndeshja përfundoi 2-2.

Iker Muniain hapi llogarinë me golin e hershëm 2′, kurse Ferran Torres barazoi shifrat 20′, duke u mbyllur pjesa e parë me këto gola.

Në pjesën e dytë në fund të ndeshjes u realizuan dy golat tjerë, me Inigo Martinez në të 86′ dhe Pedri 93′, duke përfunduar ndeshje dramatike pa fitues.

Bilbao u kualifikua pas golit të Iker Muniain nga penaltia 106′, duke e kualikuar skuadrën në çerekfinale.

/Gazeta Sinjali Sporti/