image Bilanci i koronavirusit në botë - mbi 8 milionë të infektuar

Botë

Bilanci i koronavirusit në botë – mbi 8 milionë të infektuar

news image

Numri i të prekurve nga koronavirusi në mbarë botën ka shkuar në mbi 8 milionë, teksa numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me gjithsej 2 milionë deri më tani.

Pas SHBA-së radhitet Brazili (867.882), Rusia (537.210), India (332.783), Britania (295.889), Spanja (291.008), Italia (236.989), Peruja (229.736), Gjermania (187.671) dhe Irani (187.427).

Ndërsa, vendet e tjera me mbi 50 mijë të infektuar janë Kili (174.293), Franca (157.220), Meksika (146.837), Pakistani (144.478), Arabia Saudite (127.541), Kanadaja (98.787), Bangladeshi (87.520), Kina (83.181), Katari (79.602), Afrika e Jugut (70.038), Belgjika (60.029), Bjellorusia (53.973), Suedia (51.614) dhe Kolumbia (50.939).

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani kanë humbur jetën 435.849 persona. Ndërkaq, mbi 4,1 milionë njerëz janë shëruar nga virusi. /Gazeta Sinjali/.