image Bien dukshëm temperaturat në pjesën e mbetur të javës

Kosovë

Bien dukshëm temperaturat në pjesën e mbetur të javës

news image

Dita e enjte parashihet me mot më të freskët dhe me të reshura të dobëta shiu, që do të pushojnë në orët e mbrëmjes.

Nga e premtja vranësira të ndryshueshme dhe më ngrohtë.  Të dielën sërish freskët e me shi.

Sipas Prishtina Weather në ditët e ardhshme mbetet mot më i freskët ku nga e premtja parashihet mot me vranësira të ndryshueshme, kurse të dielën sërish freskët dhe me shi.

Ditën e diel sërish masa më të ftohta ajrore depërtojnë në vend që sjellin te një zbritje e temperaturave dhe reshje lokale shiu. Ditën e hënë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe jo aq i ngrohtë.

26.08 – Më freskët. Kryesisht me vranësira, me mundësi për reshje të dobëta shiu që nga orët e mëngjesit, e gjatë ditës me intervale me diell, e vende-vende edhe me bubullima.

27.08 – Kryesisht me diell, e me vranësira kalimtare gjatë ditës.  Nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu përreth viseve malore.

28.08 – Vranësira dhe intervale me diell.

29.08 – Më freskët, kryesisht me vranësira dhe reshje lokale shiu.

30.08 – Kryesisht me diell.

Temperaturat do të jenë të ndryshueshme këto ditë, me minimale që zbresin deri në 10C, e maksimalet nga 24C, ditën e enjte rriten deri në 28C, të premten, e të dielen zbresin edhe deri në 22C.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme e lehtë dhe mesatare 5-13m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies nën vlera normal. /GazetaSinjali/