image Bie sistemi i Twitter-it

Aplikacione

Bie sistemi i Twitter-it

news image

Platforma Twitter po përballet me një problem, që nënkupton se përdoruesit nuk mund të shfletojnë informacione të faqeve të tjera të internetit ose të shohin fotografi.

Përdoruesit që klikojnë mbi vegëza iu shfaqet një mesazh, që tregon se Twitter ka probleme me API, apo sistemin që ky rrjet social përdor për të komunikuar me shërbime të tjera. Pra, vegëzat e shpërndara nga përdoruesit nuk mund të shikohen.

Tweetdeck, shërbimi i Twitter-it që përdoret për të postuar në këtë rrjet social, po ashtu po përballet me të njëjtin problem.

Twitter ndoshta e ka shkaktuar vetë këtë problem, pasi javëve të fundit ka bërë ndryshime të mëdha në sistemet e tij.

Twitter në javët e fundit ka bërë ndryshime në API, me qëllim që të krijojë më shumë të ardhura. Së fundmi, kompania njoftoi se do të hiqte dorë në masë të madhe nga ofrimi falas i shërbimeve.

Kompania më herët kishte thënë se me “entuziazëm të madh po presim ndryshimet në Twitter API”. Ky njoftim u bë më 13 shkurt, duke thënë se ndryshimet do të bëhen shumë shpejt. Por, më pas Twitter tha se përditësimet në sistem do të shtyhen./REL/

/GazetaSinjali/