image Bie në pranga të policisë i dyshuari që ndihmoi të arratisen disa persona

Siguri

Bie në pranga të policisë i dyshuari që ndihmoi të arratisen disa persona

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Graqanicë nën dyshimin se me 22 dhjetor të vitit të kaluar kishte mundësuar arratisjen e disa personave të privuar nga liria, raporton Gazeta Sinjali.

Ky person është arrestuar dje rreth orës 16:35, kanë bërë të ditur burime të Gazetës Sinjali brenda Policisë së Kosovës.

Sinjali gjithashtu mëson se ky i dyshuar me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

/Gazeta Sinjali/