Një person i moshës 23 vjeçare me iniciale M.Sh është arrestuar të dielën rreth orës 11:00, raporton Sinjali.
I dyshuari është arrestuar për veprën penale posedim i paautorizuar i substancave narkotike.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjtit është dërguar për vuajtje të dënimit të përcaktuar me ligj.
“Dje me datë 30.01.2022, rreth orës 11:00, në Vushtrri, i dyshuari M.Sh., 23 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prishtinë- Dega Lipjan, kishte lëshuar urdhëresën Ed.nr.172/20, për veprën penale ,,Posedim i paautorizuar i substancave narkotike””, thuhet në njoftimin e policisë. /GazetaSinjali/