Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, është infektuar me koronavirus dhe ka simptoma të lehta.
Sipas njoftimit të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, mëngjesi i sotëm ishte koha kur u kuptua se presidenti amerikan ka rezultuar pozitiv.
79-vjeçari është i vaksinuar plotësisht kundër COVID-19, si dhe ka marrë dy doza përforcuese të vaksinës.