Lesley Maxwell edhe pse është një gjyshe 63-vjeçare, ka një trup perfekt. Lesley punon 5 herë në javë në një palestër dhe ka fituar rreth 30 tituj në garat e fitnesit.
Tani ajo është një trajnere personale dhe një profesioniste.
Gjyshja filloi të ketë pasion palestrën pasi pa një konkurs trupi në një televizion .
Lesley shpreht: Kam pasur gjithmonë një interes të fortë për palestër dhe një trup të palestruar dhe isha e vendosur për të gjetur një mënyrë që të investoja në trupin tim. Më pëlqente të isha e fortë dhe të fitoja baste me djem që mund të ngrija pesha më shumë se ata. Nëna ime më thoshte që djemtë nuk pëlqejnë femrat me muskuj, por unë e di se çfarë shijesh kanë meshkujt.
Lesley aktualisht është beqare pasi u nda me burrin e saj që ishte 13 vjet më i ri se ajo. Tani ajo thotë se del rregullisht me burra shumë më të rinj. “Unë gjithmonë jam tërhequr nga burra të rinj, ndjehem e moshuar kështu që funksionon,” tha Lesley. Të gjithë partnerët e mi kanë qenë më të rinj se unë, përfshirë ish-burrin tim, me të cilin kam pasur një diferencë moshë 13-vjeçare me të. “Unë jam shumë më e lumtur dhe e sigurt në veten time sesa kur isha më e re, veçanërisht pasi kam bërë shumë miq nëpër palestër dhe duke garuar.”
Lesley qëndron në një rutinë stërvitje mjaft intensive, duke i kushtuar një orë palestrës pesë herë në javë. Ushtrimet e saj përfshijnë mjaft deadlift, squats, presione në gjoks dhe ushtrime ab. /Gazeta Sinjali/